Categories
SHOW BIZ

Ekskluzive/ Sulmi ndaj Kim, sulm ndaj Biden, reagimi i Escobar! Paralajmëron thellim të ndëshkimeve

Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores që në përputhje me konventën e Vjenës…. s’dua ta përdor termin ambasade se janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe te terrenit që ka gjetur tek Rama dhe Basha të bëjë rolin që si takon”, tha Berisha.

Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin po kujdesen së fundmi për të ushqyer opinionin publik se çfarë thotë Yuri Kim janë qëndrime personale dhe jo të SHBA.

Por sa qëndrojnë të tilla akuza, se ato që thotë dhe bën janë produkt i një agjendë personale anti-Berishë gjatë këtyre dy vite në detyrë të ambasadores Yuri Kim?

A ka Yuri Kim një qasje krejt personale me Sali Berishën pas shpalljes së tij ‘non grata’ siç po përpiqet Berisha ta kanalizojë këtë çështje?

Përgjigjen e këtyre pyetje Top Channel e kërkoi në Washington në Departamentin Amerikan të Shtetit ku farkëtohen dhe orientohet politika amerikane për vende të ndryshme të botës përfshi edhe Shqipërinë.

Është Gabriel Escobar Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor i cili për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu përmes postës Elektronike tha:

Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Të kujtuarit nga nga Gabriel Escoban në përgjigje se Yuri Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk lë vend për interpretim dhe rrëzon pretendimin e Sali Berishës për agjenda personale ndaj tij nga ambasadorja Yuri Kim. Është një tjetër shuplakë amerikane pikërisht në momentin kur 30 Prilli po afron dhe Sali Berisha e shikon veten gjithmonë e më pranë zyrtarizmit në ri-drejtimit e PD. Por serish te izoluar. Kësaj radhe, jo si individ, por si formacion politik.

Ambasadores amerikanë, i është përsëritur shpesh akuza e sjelljes prej guvernatoreje, nga rekordmeni marrëdhënieve problematike me SHBA, Sali Berisha.

Po të kthehemi pas në kohë është e njëjta terminologji akuzuese , që i bënte në vitin 1997 ish-ambasadores Marisa Lino. Në fakt nga selia blu atëherë doli termi “marinsa lino”, një reference e qartë ndaj një kërcënimi te përfolur qe i erdhi Sali Berishës nga Amerika, ne 14 shtator.

Por Të njëjtat akuza ia përsëriti pasardhësit të saj dy vite më pas Joseph Limprecht, kur i thoshte se “sillej si guvernator i pa emëruar”.

Nga te njëjtat akuza, nuk shpëtuan as Withers apo Arvizu. Por kësaj radhe Berisha duket nuk është i vetëm në ofensivën kundra ambasadores amerikane Yuri Kim.

Pas takimit të Hënën nga ku SHBA e njohu Enkelejd Alibeajn si të vetmit kryetar të PD në Detyrë, flamurin e sulmit e ngriti Edi Paloka.

“Yuri Kim vërtetoi atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të lojërave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët”, tha Edi Paloka.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ia përsëriti kolegëve të tij demokrat edhe njëherë rrezikun që po i afrohet derës së PD-s, nëse vijojnë me qëndrime të hapura kundra SHBA.

“Nuk ka fyerje më të madhe për një parti properëndimore, që zyra e shtypit e partisë të shpërndajë zyrtarisht lajme kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, në vend të lajmeve dhe deklaratave kundër regjimit të Edi Ramës”, tha Bardhi.

Por Sali Berisha nuk dorëzohet. Partia demokratike, para se te jete aset kombëtar, mesa duket do te mbetet vetëm një aset i tij.

“Asnjeri, as guvernatorja, as Zeusi Rama nuk kanë tagër të caktoje kryetarin e PD”, tha Berisha.

Për këtë Berisha mbase ka të drejtë. Por kjo është e vetmja fitore, përballe amerikanëve. Me deklaratën e sotme të Eskobar, ata treguan se mbeten të palëkundur në pozicionimin e tyre se një PD me Berishën në krye kthehet në një PD e izoluar pa asnjë kontakt me SHBA. Një izolim me pasoja afatgjata, për një formacion qe ka qeverisur vendin për 13 vjet dhe qe pretendon akoma të vijë në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.