Categories
SHOW BIZ

Boris Johnson i drejtohet popullit rus me gjuhën e tyre: Ju meritoni të dini të vërtetën!

Kryeministri britanik Boris Johnson, zgjodhi një mënyrë mjaft të veçantë për të sensibilizuar qytetarët rusë për ngjarjet në Ukrainë.

Ai iu drejtua me një video-mesazh, duke i folur në gjuhën e tyre, e tyre nënvizuar aty se rusët meritojnë ta njohin të vërtetën. Historia, tha ai, do t`i kujtojë ata që hodhën vështrimin nga ana tjetër.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, rrëfeu kësisoj masakrën në qytetin e Buchas dhe u bëri thirrje qytetarëve rusë që të informohen për realitetin dhe të zbulojë të vërtetën rreth pushtimit të Ukrainës e ofensivës brutale të Vladimir Putinit në Ukrainë.

Ai tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në emrin e tyre.

Fjalimi i Biden: Populli rus duhet të dijë të vërtetën, ju meritoni t’i njihni faktet. Mizoritë e kryera nga trupat ruse përfshijnë civilë të qëlluar për vdekje me duart e lidhura pas shpine, gra të përdhunuara në sytë e fëmijëve të tyre, trupa të djegur, të hedhur në varrë masive apo thjesht të lënë duke u dergjur nëpër rrugë. Raportet janë kaq tronditëse dhe aq të neveritshme, është çudi që qeveria juaj po kërkon t’i fshehë ato nga ju. Presidenti juaj e di që nëse ju do e dinit se çfarë do të ndodhte, ju nuk do e përkrahnit luftën e tij. Ai e di se këto krime tradhtojnë besimin e çdo nëne ruse, e cila me krenari e përshëndet djalin e saj teksa ai niset për t’u bashkuar me ushtrinë. Dhe ai e di se ato janë një njollë për nderin e vetë Rusisë. Një njollë që do të bëhet më e madhe dhe më e pashlyeshme çdo ditë teksa kjo luftë vazhdon. Por mos e dëgjoni vetëm fjalën time, gjithçka që ju nevojitet është të merrni informacione të pavarura nga kudo në botë. Dhe kur të gjeni të vërtetën, shpërndajeni. Ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi. Dhe historia do të tregojë se kush e shikoi nga ana tjetër. Presidenti juaj akuzohet për krime lufte. Por nuk mund ta besoj se ai po vepron në emrin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.