Categories
SHOW BIZ

Basha President? Ironizon Rama: Aq sa Berisha mund të fitojë çmimin Oscar

Kryeministri Edi Rama, pas takimit që pati me Asamblenë Kombëtare, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse egziston mundësia që Lulzim Basha të bëhet president.

Me ironi, ai tha se që me votat e shumicës që i gëzon PS, Lulzim Basha mund të bëhet president, aq sa Berisha mund të fitojë çmimin Oscar.

Rama: Kemi nisur procesin. Ka një skuadër të mandatuar për të hapur një kanal komunikimi me forca, grupe dhe individë që përfaqësojnë anën tjetër, e cila është një anë me copa dhe çika që nuk e kemi zgjedhur ne. Ne thjesht respektojmë atë që ata kanë krijuar. Kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat, prandaj përgjegjësia është e jashtëzakonshme.

Lulzim Basha president?

Rama: Mund të bëhet president i Republikës me votat e kësaj shumice, aq sa Berisha mund të fitoj çmimin Oscar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.