Categories
TË TJERA

Stresi flet sërish për punën e Kejsit: Merr 500 $ dita, luks e shtëpi 800 mijë dollarëshe

Ai madje shtoi se shtëpia ku jeton Keisi në Toronto kap vlerën e 800 mijë dollarëve.

– Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi ka four sërish për ish-bashkëshorten e tij, Keisi Bezhani, e cila u bë pjesë e mediave shqiptare ditët e fundit për shkak të punës që bënte ne Toronto, si kamariere. I ftuar në ‘Ftesë në 5’, Stresi tha se Kejsi paguhet 400-500 dollarë në ditë dhe se ka arritur të ketë një jetë luksi përmes punës. Ai madje shtoi se shtëpia ku jeton Kejsi në Toronto kap vlerën e 800 mijë dollarëve.

“Shumica e vajzave të reja kanë atë punë se është fitimprurëse sepse është 400-500 dollarë dita. Gjithmonë e kam ditur. Mua nuk më ka penguar puna e Kejsit, atë e ka penguar puna ime. Është një vajzë që dëshiron të fitojë vetë. Unë do ta mbroj gjithmonë një vajzë që kam bashkëjetuar për 7 vite, pastaj është normale që ta mbroj. Mënyra se si është gjykuar, jo vetëm unë, por të gjithë duhet ta mbrojnë. Ajo ka jetën e luksit, ka shtëpi të veten në Toronto, nuk është aspak e lehtë të kesh shtëpi deri tek 800 mijë dollarë, gjithë jetës kështu ka qenë familja e saj,”- tha Stresi.

Vetë Keisi iu përgjigj mediave në Shqipëri në lidhje me punën e saj. Ajo shkruante se ka punuar që 18 vjeç, se 5 ditët e javës është në bankë, ndërsa në fundjavë punon në një bar. Ish-gruaja e Kejsit shtonte se gjithmonë ka dashur të ketë paratë e saj dhe nuk është turpëruar nga puna që ka bërë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.