Categories
TË TJERA

Ky është gjenocid”/ Zelensky: Njerëzit në Bucha u trajtuan më keq se kafshët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli gjatë vizitës së tij në Bucha, në qytetin ku forcat ruse akuzohen për masakrën e civilëve.

Pavarësisht vuajtjeve njerëzore atje, ai u tha gazetarëve se banorët po tregonin humanizmin e tyre duke siguruar që kafshët e pastrehë të ushqeheshin.

“Kjo është një tipar karakteristik i njerëzve tanë, trajtojini kafshët ashtu siç do t’i trajtonit njerëzit,” tha ai.

Ai tha se ndryshe nga ukrainasit, ushtarët rusë i trajtuan njerëzit këtu më keq se kafshët.

“Por ju e shihni se çfarë i ndodhi këtij qyteti modern. Kjo është një karakteristikë e ushtarëve rusë, i trajtojnë njerëzit më keq se kafshët. Ky është gjenocid i vërtetë, ajo që keni parë këtu sot.”

Zelensky fajësoi Rusinë për “zvarritjen” e bisedimeve të paqes në Turqi, duke thënë se kjo vetëm do ta përkeqësonte situatën në terren.

Nga ana e saj, Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.