Categories
TË TJERA

Takimi sekret i Borës me Donaldin larg syrit të publikut/ Si po ndikojnë miqtë dhe të afërmit për ribashkimin e tyre

Bora dhe Donaldi vijojnë të jenë kryefjala e shtypit rozë. Dy ish-partnerët, mesa duket, janë duke gjetur sërish urat e komunikimit për të vijuar marrëdhënien e tyre aty ku e lanë, para se aktori të bëhej pjesë e “Big Brother”. Ditët e fundit, në rrjet kanë qarkulluar detaje të reja, çfarë të bën të mendosh se shumë shpejt kjo dyshe do të rikthehet së bashku.

Ishte pikërisht një foto e makinës së Donaldit poshtë shtëpisë së Borës ajo që ndezi zërat për një rikthim të tyrin. Por kur mendohej se gjithçka do të mbetej me kaq, të tjera fakte vijnë nga dy personazhet. Së fundmi, Olti Curri ka publikuar në “Instagram” një fotografi me pamje nga Vjena, dhe krah saj, ka shkruar: “Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vjenë”.

Ndërkohë një ndjekës menjëherë i është përgjigjur se: “Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30, Bora 14:30”.Fansat po shpresojnë një takim të dytë tanimë jashtë Shqipërisë, nisur edhe nga fakti se Bora ka hedhur story duke e treguar hapur se ndodhet në Vjenë dhe Donaldi, në anën tjetër, ka shpërndarë në story club-in ku do të performojë dhe është në Laussanë të Zvicrës.

Donaldi dhe Bora janë pajtuar! Burimet bëjnë të ditur se ata janë parë së bashku në Vjenë të Austrisë këto ditë. Vetë moderatorja ka publikuar një foto me mikeshën e saj, që duket se është edhe mikeshë e binjakëve. Është pikërisht mikesha e të dyve që ka qenë iniciatorja e këtij takimi, duke pasur mundësinë të shpjegohen larg syrit të publikut.

Akoma më shumë i ka shtuar dyshimet mungesa e Borës në “Për’Puthen”. Donaldi ka postuar fotografi nga aeroporti duke mos treguar vendndodhjen, ndërsa moderatorja ka bërë të kundërtën. Mesa duket, miqtë dhe të afërmit kanë një rol të rëndësishëm në ribashkimin e tyre.

Kanë qenë pikërisht ata që kanë mundësuar një takim të dy të rinjve, duke ndikuar tek ata për t’i dhënë një mundësi tjetër njëri-tjetrit. Jashtë kësaj teme nuk kanë qëndruar as familjarët. Së fundmi, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social “Instagram” dhe, nga një vëzhgim i shpejtë, ajo që na bie në sy është fakti se moderatorja dhe mamaja e Donaldit ndiqen në “Instagram”.

Kjo është mjaft e çuditshme, pasi teksa ‘i gjithë rrjeti zien’ nga një bashkim i mundshëm i moderatores, ajo në heshtje nuk ka reaguar, por familjarët e tij janë në rrjetet e saj sociale. Kjo është një tjetër shenjë që tregon se marrëdhënia mes çiftit është rikuperuar dhe se ata mund të jenë ribashkuar.

Kujtojmë se kur Donaldi ishte pjesë e “Big Brother”, e ëma e këshilloi që të ndiqte zemrën dhe të bënte atë që ndjente. Duke iu referuar lidhjes me Beatrix, mamaja u pozicionua menjëherë në krah të partneres së re të djalit të saj. Të njëjtën gjë bëri edhe i vëllai, kur ishte pjesë e “Big Brother”, duke i përsëritur disa herë të bënte atë çfarë i ndiente zemra dhe të rrinte i qetë për gjithçka.

Por duket se jashtë gjithçka ka ndryshuar shpejt dhe Donaldi i ka kërkuar një tjetër mundësi Borës, duke angazhuar edhe të afërmit e miqtë që të ndikojnë te vendimi i saj. Po kështu, vëllai i Borës vijon të jetë mik i ngushtë i të dy vëllezërve, duke treguar hapur mbështetjen ndaj tyre, ndonëse ishte pikërisht miku i tij që i “tradhtoi” motrën brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.