Categories
SHOW BIZ

E fali Donaldin dhe tani janë bashkë? Bora bën deklaratën e fortë

Përvec rritjes së cmimit të naftës, benzinës dhe gjithë produkteve ushqimore, një tjetër gjë që ka shqetësuar shqiptarët këtë sezon është cfarë u bë me Donaldin dhe Borën?

A u takuan kur ai shkoi poshtë apartamentit të saj? A ishin vërtetë bashkë në Vienë? Do jenë të dy në një film të ri shqiptar? A e fali Bora apo jo?

Pavarësisht kureshtjes së madhe të njerëzve, Bora kur del në intervista flet shumë pak për jetën e saj detaje, por gjithmonë jep ca sinjale që ngjallin dyshime te njerëzit, se për kë e ka fjalën.

E ftuar mbrëmë në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, moderatorja e Përputhen u pyet nga Ori Nebiaj nëse është e lumtur apo jo? “Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë.

Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot. Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës.”, u përgjigj Bora Zemani .

Ndërkohë gazetari Ervin Kurti tentoi të zbulojë më shumë duke i drejtuar pyetje të tjera, por moderatorja preferoi të mos flasë më tepër duke e kaluar gjithçka me të qeshur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.