Categories
SHOW BIZ

Ish-banori i “Big Brother VIP”, tashmë në rolin e moderatorit

Granit Cana është një ndër shumë personazhet e diskutuar të edicionit të parë “Big Brother VIP” i cili bëri bujë me raportin e tij me këngëtaren Fifi. Ai dukej shumë i tensionuar gjatë qëndrimit të tij pasi këngëtarja nga Kosova dukej se i ushtronte shumë presion.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, produksioni e surprizoi duke i dhënë mundësinë për të takuar mamanë e tij, e cila e këshilloi duke i thënë se duhej të fokusohej tek loja e tij, sinjal ky për mos t’u përfshirë më tej me historinë që po krijohej me Fifin.

Disa javë më parë ai ka postuar disa foto në Instagramin e tij ku ka lënë të kuptohet se për pak kohë do kemi mundësi ta shohim në rolin e moderatorit. Postimi i dytë erdhi pikërisht ditën e djeshme, ku na zbuloi emrin e formatit si dhe televizionin ku ka zgjedhur të sfidojë veten.

Big Bang vjen së shpejti…” ka shkruar ish-futbollisti simpatik ku ka etiketuar dhe televizionin “Dukagjini RTV”, të cilët mesa duket i kanë bërë ftesën për t’ju bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.