Categories
TË TJERA

Pajtohen Bora dhe Donaldi? Moderatorja ndjek mamanë e aktorit në Instagram

Fotot ku dukej makina e Donald Veshaj parkuar poshtë shtëpisë së Bora Zemanit bënë xhiron e rrjetit pak ditë më parë. Fansat e dyshes nisën menjëherë të dyshojnë për një ribashkim.

Olti Curri ka “ngacmuar” ndjekësit në ‘Instagram’ me pyetjen: “Po lexoj që Sabiani me Ilirin janë në Vienë?.”

Një ndjekës menjëherë përgjigjet: ”Në sistemin Tims, Donaldi është nisur dje në orën 4:30,Bora 14:30!”

Rezulton që është e vërtetë pasi Bora ka hedhur një Instastory duke e treguar hapur se ndodhet në Vienë. Ndërkohë thuhet se edhe Donaldi ndodhet në Vienë momentalisht.

Donaldi ka shpërndarë në story club-in ku do performojë në mbrëmjen në Laussanë të Zvicrës.

Nuk dihet ende nëse ka ndodhur një takim larg syve të shqiptarëve mes dyshes më të komentuar në rrjet muajve të fundit.

Së fundmi, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram dhe ajo që bie në sy është fakti se moderatorja dhe mamaja e Donaldit ndiqen në Instagram.

Kjo është një tjetër shenjë që tregon se marrëdhënia mes çiftit është rikuperuar dhe se ata mund të jenë ribashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.