Categories
SHOW BIZ

Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet, përfundon në spital

Butrint Imeri është një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës.

Shpesh herë angazhohet me koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendi duke mbledhur një numër të konsiderueshëm fansash.

Gjatë ditës së djeshme, ai ka zbuluar në rrjete sociale se është aksidentuar.

Në fakt, ai ka publikuar një fotografi të këmbës ku duket e fashuar, por nuk jep asnjë informacion tjetër.

“Aksident” ka shkruar këngëtari krahas postimit duke mos zbuluar asgjë më shumë se çfarë ka ndodhur.

Sa i përket projekteve muzikore, ai ka lajmëruar se së shpejti do të lançojë këngën e tij të re.
Projekt ky që vjen tre muaj fill pas bashkëpunimit të suksesshëm që realizoj me Don Xhonin.

‘Mi Corazon’ është kënga e dyshes e cila ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.