Categories
SHOW BIZ

Sërish mes dy zjarresh! Mevlani kërcen me Efin në takimin me Filloretën, e reja braktis studion

Mevlani i “Për’puthen” nuk shpëton dot nga “trekëndëshat” që krijohen në emision.

Teksa ka shprehur pëlqim për Efin dhe vendosi fillimisht të heqë dorë prej saj pasi nuk i kthehej i njëjti interes, një vajzë e re hyri për Mevlanin.

Filloreta erdhi me qëllime dhe pëlqime të qarta në emision. Në preferencat e saj ishte Mevlani, me të cilin ka realizuar edhe një takim.

Sot, në studio po diskutohej takimi i Mevlanit dhe Filloretës, ndërsa papritur Mevlani fton në kërcim Efin (kërcim i mbetur pezull që para se Filloreta të vinte si konkurrente në emision).

Kjo gjë e ka mërzitur jo pak vajzën e re, e cila e ka shfaqur hapur xhelozinë për Mevlanin dhe Efin.

Ajo është shprehur se nuk dëshiron që në momentin e saj, Mevlani të kërcejë me Efin.

Kur këta të fundit nisën vallëzimin, Filloreta braktisi studion. Pasi përfundoi kërcimin me Efin, Mevlani doli jashtë për të qetësuar Filloretën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.