Categories
SHOW BIZ

Florjan Binaj për herë të parë në një intervistë pasi bëri publik largimin nga “Portokalli”

Florian Binaj u shfaq për herë të parë pas largimit të tij nga “Portokalli” në “Ditë pas dite” me Fjodora Fjorën. Ai foli për largimin, arsyet e tij, ftesat nga politika dhe planet për të ardhmen sa i takon karrierës.

Flori u tërhoq pas 18 vitesh nga “Portokalli” dhe rrjedhimisht nga Top Channel. Aktori i humorit tha se tashmë kishte 18 vite jetë pa Portokallinë, dhe 18 të tjera me të, por largimi i tij nuk ishte për arsye politike.

Këto dyshime kanë ardhur pasi së fundmi Flori është shfaqur gjithnjë e më aktiv nëpër protestat e organizuara për rritjen e çmimeve. Dhe jo vetëm! Aktori ka qenë gjithnjë aktivist i denjë kur bëhet fjalë për të drejtat.
Ka kaq shumë padrejtësi të vogla që ndodhin para syve tanë dhe padashje ne i lëmë këto padrejtësi të bëhen mullar i madh dhe sot është e vështirë të luftosh kundër këtij mullari,” – u shpreh Flori në “Ditë pas Dite”.

Ai tha se kohën për të qenë aktiv gjithandej e gjen prej mbështetjes së jashtëzakonshme nga partnerja dhe familjarët.

Sa i takon protestës Flori u shpreh se ende nuk ka arritur pritshmëritë, por qytetarët që janë fyer nga kjo situatë duhet të ndërgjegjësohen.

Bashkë me këtë thirrje Flori konfirmoi edhe njëherë në se jo vetëm që nuk ka në plan të përfshihet politikisht, por madje nuk ka marrë asnjë ftesë.

“Kaq vite kanë qenë mjaftueshëm për t’ju treguar qytetarëve sa të aftë apo paaftë janë kjo klasë politike,” – u shpreh ai ndër të tjera.

“Unë nuk e di a ka qenë kaq keq gjithmonë se ndoshta nuk e kemi kuptuar se kemi qenë më të vegjël , por për mua kjo është një betejë e përjetshme që kur është krijuar universi mes të mirës dhe të keqes,” – shtoi Flori.

Ndërkaq, sa i takon projekteve të ardhshme, aktori tha se filmi i animuar 3D “Skanderbeg” do të përfundojë së shpejti dhe pas realizimit do të shfaqet për publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.