Categories
SHOW BIZ

Merret vendimi! Denis Telo përfundon në psikiatri!

Disa ditë më parë emri i Denisit bëri sërish bujë, pasi në rrjetet sociale u publikua videoja e tij ku shfaqej duke ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave në rrugët e Tiranës.

Viktimat e radhës ishin motrat aktiviste, Albina Ruko, 26-vjeç dhe Mirela Ruko, 29-vjeçe, të cilat janë sulmuar dhe goditur me grushta teksa ecnin në rrugë. Të dyja motrat kanë mbetur me shenja në fytyrë pas dhunës së ushtruar pa asnjë arsye.

Denisi ka ushtruar dhunë ndaj vajzave e grave edhe herë të tjera, por kundrejt tij nuk është marrë asnjë masë. Edhe kur 30-vjeçari u arrestua për herë të parë për një situatë të ngjashme, ai sërish u la i lirë.

Ndaj Denisit ka të paktën 9 kallëzime në komisariat por asnjëherë nuk u ndërmor ndonjë masë serioze nga policia, duke e lejuar të endej i lirë nëpër rrugët e Tiranës, ndonëse qartazi ai ishte një rrezik i madh për shoqërinë, pasi siç dihet djali ka probleme të shëndetit mendor.

Ditën e djelë është njoftuar se Denisi u arrestua nga uniformat blu për veprimin e bërë, ndërkohë që sot është bërë me dije se Denis Telo është dërguar në psikiatri. Ky është vendimi i Gjykatës për 30-vjeçarin që dhunonte vajzat në mes të rrugës. Ai do të mbahet atje për disa kohë, pasi gjendja e tij psikologjike nuk është e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.