Categories
SHOW BIZ

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 28-vjeçare portieri i klubit të njohur!

Portieri i Cercle Brugge, Miguel Van Damme (28), ka vdekur pas një beteje të gjatë kundër leukemisë, njoftoi sot klubi i tij.

Van Damme filloi në divizionin e parë belg në vitin 2014, por luajti më pak se 50 ndeshje pasi u detyrua të ndërpresë karrierën për shkak të sëmundjes.

Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të përshkruar ndjenjat tona, edhe pse e dinim që gjërat nuk kishin shkuar mirë për një kohë”, tha Cercle Brugge në një deklaratë.

“Miguel, këmbëngulja dhe forca juaj për të vazhduar, pengesë pas pengese, ishte për t’u admiruar. Jeni shembull pozitivizmi, këmbënguljeje dhe shpirti luftarak. Një burim frymëzimi për të gjithë ata që luftojnë”, shtoi klubi.

Van Damme ka lënë pas gruan e tij Kyana dhe vajzën e tij Camille.

Leave a Reply

Your email address will not be published.