Categories
SHOW BIZ

A e mori shtëpinë? Arjola Demiri e tregon njëherë e mirë gjithë të vërtetën

Arjola Demiri teksa ka qenë sot e ftuar në emisionin Wake Up ka sqaruar njëherë e mirë çështjen e shtëpisë që fitoi në Big Brother Vip.

“Nuk duhet të vihet në diskutim gjigandi mediatik që më bëri këtë dhuratë të madhe. Më vjen keq që aludohet e mori, apo se mori.. Shtëpia është në ndërtim Jam shumë krenare për Tv në të cilin punoj, për këtë dhuratë fantastike. Të të ndryshojë jeta 100%. Jam shumë falenderuese BB.”, tha ajo.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte kur aktorja foli për tradhtinë nga ish-partneri i saj.

Ndër të tjera ajo tha se e kishte falur këtë veprim për 6 vite, por theksoi se gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.

“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhëton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’, u shpreh ajo.

“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, shtoi Arjola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.