Categories
SHOW BIZ

Nga sherri më sëpatë, te ai me Elgit Dodën dhe Arjan Konomin, ish banori i BBV flet ‘’pa dorashka’

Ish-banori i Big Brother Vip, Meridian Ramcaj ka qënë i ftuar në emisionin Glamour Zone ku ka folur mbi konfliketet që ka pasur me disa nga personazhet VIP shqiptar.

Ai ka folur gjatë për sherrin me opinionistin e ‘’Për’puthen’’, Arjan Konomin dhe këngëtarin e njohur, Elgit Doda.

Ramcaj tregoi se konflikti nisi kur ai ishte opinionist në Përputhen Prime.

Unë vlerësoj shumë fjalët e njerzëve nga goja kur dalin, iu jap peshë. Unë kurrë nuk atakoj njeri. Në asnjë rast nuk jam mundur të atakoj dikë ose të ofendoj dikë. Ama në mometin që dikush të cënon atë kornizën e kuadratit tim që kam, imazhit tim, karakterit tim që unë mezi e kam krijuar në fakt. Aty bëhem shumë i keq. Kushdo besoj. Nuk ka njeri që do dikë më shumë se veten e tij. Ajo që më ka bërë përshtypje është që sa herë që unë kam qënë, opinionist në ‘’Për’puthen’’me të te dhoma e grimit gjithçka ka qënë shumë okej. Kanë qënë ato do flasësh ti se jam i lodhur dhe nuk e di sa tjetërsohej kur xhirohej puntata. Ama di dhe këtë që unë nuk kam future asnjë mik për t’u pajtuar apo për të ndalur statuset e mia. Nuk e kam bërë këtë gjë’’. Më kanë marrë njerëz në telefon që të lutem mos vazhdo me statuse dhe unë i kam thënë personit që më ka marrë në telefon është person shumë i njohur, mikja ime, më gjej një status të cilin unë e kam ofenduar dhe publikisht do t’i kërkoj falje’’, tha Meridiani gjatë intervistës.

Ish-banori foli edhe për sherrin që ka pasur me Elgit Dodën, që nuk kaloi pa statuse dhe thumbime në rrjete sociale. E gjitha nisi pasi këngëtari hyri në Big Brother dhe u takua me Donaldin.

‘’Unë kam qënë pjesë e një formati dhe po flisja për gjërat që kanë qënë pjesë e atij formatit që ka qënë Big Brother dhe ndërkohë që më vijnë ca stories që Elgiti ishte prekur për një fjalë që unë kisha thënë. Ishte komplet normale, ai i tha disa fjalë në vesh (Donadlit kur hyri në BBV) . Nuk e kisha ofenduar. Nuk fola fjalë të keqe për të, thjesht thashë që produksioni duhet të jetë më i kujdesshëm tashmë te personat publikë që hyjnë brenda sepse dashje pa dashje një fjalë apo një tjetër që thuhet brenda keqinterpretohet jashte edhe lë hapsira për t’u interpretua si do ti pastaj. Për aq kohë sa duket sikur jep informacione dhe këtu nuk më pëlqeu fakti që bëri një status dhe unë nuk u kurseva. Unë nuk e di si një njeri mund të prishë pushimet e veta, luksin ku po admiron atë kohë që ne mezi e presim pushimet dhe të merren me mua.’’

Ndër të tjera, Ramcaj tregoi edhe për një nga sherret që ka pasur jo me një personazh publik, por me një të dehur kur menzhonte një lokal në Tiranë.

‘’ Ka plasur njëherë në lokal kur dikush ishte i pirë. Kur hyri një njeri brenda më sëpatë dhe kishte pirë. Ikën të gjithë me vrapë dhe të gjithë thanë që ishte automatik. Por kur pamë që s’po i mbanin më këmbët, ndërhymë, sepse ishte shumë i dehur’’, rrëfeu gjatë intervistës Meridani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.