Categories
TË TJERA

Tani jam e papunë’’, ndryshimet në televizionin publik prekin prezantuesen e njohur shqiptare

Radio televizioni publik i Kosovës prej kohësh ka filluar me disa reforma rrënjësore, të cilat kanë ndikuar në ndryshime thelbësore brenda strukturës së tij.

Javë më parë u bë e ditur që nga data 31 mars 2022 nuk do të vazhdohen sipas deklarimeve zyrtare rreth 180 kontrata mbi vepër.

Në këtë grup hyn edhe prezantuesja e njohur, Kaltrina Mikushnica.

Duke e marrë me sportivitet, ajo përmes rrjeteve sociale ka deklaruar se tani e tutje është “e papunë”.

“Tretman pas tretmani, kam me iu lodhë sidomos pas muajit mars sepse jam e papunë. Unë bëj pjesë në kontratat me shërbime në RTK që i kanë ndërprerë rreth 300 kontrata.

Nuk dyshoj për asnjërin prej tyre sepse shumica kanë gjetur vende të tjera të punës sepse kanë qenë të jashtëzakonshëm në punën e tyre por nuk e di ku ia kanë qitë fundin [menaxhmenti] kësaj pune. Do pushoj për disa muaj, ndoshta hy në punë në ordinancë pediatrike”, ka deklaruar Mikushnica.

Kaltrina u bë e njohur për publikun si prezantuese e ‘’Express Rozë’’ për të vazhduar më pas me programin e mëngjesit në T7 e së fundmi në emisionin javor të vikendit në RTK ‘’Dy ditë’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.