Categories
TË TJERA

Einxhel dhe Dagz rrëfehen për momentet intime, si ishte nata e parë pas daljes nga shtëpia?!

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania dhe ndër më të dashurit për publikun.

Lidhja e tyre duket se po ecën për mrekulli pas daljes nga programi dhe në një paraqitje televizive kanë bërë një rrëfim për raportin mes tyre duke u ndalur edhe tek nata e parë që kaluan bashkë pas daljes.

Shqiptarët janë shumë kuriozë të dinë, si ishte nata juaj e parë?”, ishte pyetja e Aulonës në ‘Natën me Aulonën’.

Dyshja treguan se natën e parë nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe se atë natë kanë kuptuar se lidhja e tyre është shumë shpirtërore, jo vetëm fizike.

Einxhel: Ka qenë shumë e lezetshme nata e fundit që kam qenë në Big Brother. Kam hyrë në dhomën e rrëfimit dhe i kam thënë vëllait madh, e di një gjë interesante dhe shumë të bukur? Isha shumë e lumtur, hë ça tha, i thashë që nesër në këtë orë, unë do jem duke bërë një gjë shumë interesante, një gjë shumë të bukur dhe ti nuk do jesh duke e parë. Ti nuk do kesh mundësi të më ruash. Takova familjen, pastaj shoqërinë, kemi ndenjur deri vonë dhe kur kemi ikur që të flemë unë kisha një mungesë të theksuar gjumi. Dagzin e zuri gjumi pak më herët se unë, dola në ballkon piva një cigare. Nuk ndodhi asgjë mes nesh atë natë. Krisma nuk kishte.

Dagzi: I lashë hapësirë pak, të merrte veten, të mos dukesha dhe unë si…uou direkt

Einxhel: Na kishte munguar thjesht të ishim bashkë, të përqafoheshim si dy njerëz të lirë dhe reale. Jashtë trysnisë së kamerave.

Dagz: Për mu nuk ishte veç dicka fizike, kisha nevojë për të, për të folur me të. Einxhel: Natën e parë kuptuam që nuk e kishim mendjen te ajo gjëja që mendojmë të gjithë, por për të qenë me njëri-tjetrin, netët tjera pastaj…(qeshin)

Leave a Reply

Your email address will not be published.