Një nga miqësitë më të ngushta të krijuara brenda banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip Albania ishte ajo mes Beniadës dhe Einxhel.
Vajzat kalonin shumë kohë me njëra-tjetrën gjatë programit por jo edhe pas daljes.
Ditëve të fundit u fol se vajzat kanë hatërmbetje me njëra tjetrën dhe nuk kanë biseduar pas daljes nga “BBV”.
U tha se kryesisht hatërmbetja ka filluar nga Einxhel, teksa ka lexuar komentet e mamit të Beniadës që fliste kundër saj.
E pas këtyre lajmeve ka ardhur edhe reagimi i Beniadës, e cila përmes një bisede me ndjekësit mohoi se ka prishur raportet me Einxhel.
Kur ndjekësit e pyetën nëse diçka e tillë është e vërtetë, Beniada u përgjigj se ka qenë mungesa e kohës ajo që i ka penguar të takohen shpesh, ama janë takuar dhe nuk ka asnjë arsye për hatërmbetje.
Ajo tha se krijimi i jetës së re në Tiranë nuk po i lë kohë as për familjarët, ama me Einxhel nuk ka një krisje të miqësisë.