Categories
TË TJERA

Ky është konkurrenti i ri i “Për’puthen” që “trazoi” studion!

Ditën e sotme, në puntatën e rradhës së “Përputhen”, është bashkuar një konkurrent i ri, emri i të cilit është Jetmir.

Ai u prezentau si 33-vjeçari që jeton në Suedi prej vitesh ku tha se punon si menaxher.

Ndërkohë, ende pa u prezantuar në studio, u tha se konkurrenti kishte zhvilluar një takim me Efin, ku ajokishte mundësi vetëm ta dëgjonte dhe jo ta shihte.

Gjatë takimit të tyre, Jetmiri kishte zbuluar disa detaje rreth jetës së tij private, ku tha se kishte qenë prej 8 vitesh në një lidhje, të cilës i dha fund vetëm pak kohë më parë.

Mirëpo, situata e krijuar në studio gjatë hyrjes së tij ishte shumë më ndryshe, pasi Efi tha se Jetmiri nuk dukej ashtu si ajo e kishte perceptuar dhe përfytyruar.

“Nuk di të them për mirë apo për keq, por nuk është siç e kam imagjinuar”-tha ajo.

Sa i përket pritjes së tij nga djemtë e programit, duket se Jetmiri nuk mori shumë reagime të mira nga konkurrentët, pasi iu drejtua duke i thënë se nuk kanë bërë asgjë për vajzat.

“Mungojnë shumë gjëra. Për sa kohë ju nuk keni dhënë asgjë për gocat në kaq muaj, domethënë nuk keni dhënë gjë.”- iu drejtua ai djemve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.