Categories
TË TJERA

Si është raporti i Dagz dhe Beatrix pas daljes nga “Big Brother VIP”? Ky veprim i Dj i tha të gjitha

Beatrix dhe Dagz krijuan një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Madje, deklarata e këngëtares se do dilte nga shtëpia nëse dilte Dagz, bëri goxha bujë. Mirëpo, gjërat ndryshuan shumë shpejt. Mbrëmjen që Dagz doli u zhvillua një zinxhir dhe ai nuk u shpëtua as nga Beatrix dhe as nga Donald.

Kjo solli shumë debate mes Einxhel dhe Beatrix-Donald, teksa një hatërmbetje duket se pati edhe nga Dagz. Megjithatë, tashmë ata janë të dy jashtë dhe kanë patur mundësi të flasin. Dhe duket se kanë lënë çdo gjë pas dhe kanë ende raporte shumë të mira.

Ditën e djeshme Beatrix ka publikuar këngën e re me titull “Faj”. Dhe një nga personat që e ka mbështetur është Dagz. Ai ka shpërndarë këngën në Instastory duke shkruar: “Suksese motra ime e vogël”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.