Categories
SHOW BIZ

Çfarë do bëj Dagzi pa ty…”, pas incidentit banorët improvizojnë “varrimin” e Einxhel duke i bërë homazhe

Një incident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother Vip’.

Moderatorja Einxhel Shkira theu krahun ndërsa po merrte pjesë në një lojë së bashku me Ilirin. Ajo u rrëzua kur tentoi të bëjë një akrobaci me një orendi në formë rrethore, ndërsa rrëshqiti dhe ndrydhi krahun.

Shkira përfundoi në spital për t’ju nënshtruar një operacioni, ndërsa tashmë gjendja e saj është përmirësuar.

Por ajo që bie në sy dhe është kritikuar nga ndjekësit është veprimi i disa prej banorëve, të cilët teksa po kujdeseshin për moderatoren improvizuan me shaka një “varrim” të Einxhelit, duke i shkuar te shtrati dhe duke i vënë lule sipër kokës– për të gjitha këto ka qenë e vetëdijshme edhe vet prezantuesja.

Ata dëgjohen edhe duke bërë shaka duke thënë: “Po ishe e re…”, “Dagzi do rri pa martuar…”, “Po çfarë do bëj Dagzi pa ty moj motër…”, ‘Po të shikon Dagzi nga televizori oi…”.

Megjithatë, shumë nga ndjekësit e kanë kritikuar këtë improvizim duke e quajtur një shaka të rëndë që nuk duhet bërë në të tilla raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published.