Categories
SHOW BIZ

Donaldi donte seriozisht të dilte, tani zbulon arsyen e vetme pse po qëndron ende në shtëpinë e BBV

Ndonëse shumë njerëz ishin të mendimit se pas daljes së Beatrix Donaldi do fokusohej te loja, duket se e kundërta ka ndodhur.

Këto ditë Donaldi ka qenë shumë i ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht, shpeshherë duke qëndruar edhe vetëm.

Për më tepër, dy ditë më parë ai i tha Monikës se do që të ndërpresë lojën dhe të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Mbrëmjen e djeshme, Donaldi ka qenë duke biseduar me Egzonën të cilës i ka treguar se ka qenë tepër i shqetësuar edhe se i është dukur sikur po e humbet veten e tij me gjithë këto situata që kanë ndodhur.

“Më duket sikur po e humbas veten time këtu brenda”, u shpreh ai. “Mos e harro arsyen për çfarë je futur”, i tha Egzona. “Ajo arsye po më mban mua këtu”, u përgjigj Donaldi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.