Categories
SHOW BIZ

Zbulohet arsyeja e vërtetë: Pse Einxhel Shkira nuk fliste me Donald Veshajn para se të hynin në Big Brother VIP

Einxhel vazhdon ta përmendë se është zhgënjyer shumë nga Donaldi jashtë shtëpisë, por nuk e ka zbuluar arsyen se ku janë krisur marrëdhëniet.

Por nëse rikthemi pas në kohë do kujtojmë se Einxhel Shkira zëvëndësoi Bora Zemanin, që u shfaq e para në ekran përkrah vëllezërve Veshaj, Romeo e Donald. Në fakt Einxhel erdhi në një format ndryshe me ta, por rrugëtimi në “Binjakët Show” nuk ishte shumë i gjatë për moderatoren e njohur. Pas largimit në një rubrikë të krijuar nga vetë moderatorja në Instagram, ajo u pyet për motivet e ndarjes me aktorët Romeo dhe Donald Veshaj.
Einxheli nuk ishte e drejtpërdrejtë në përgjigjet që dha por la të nënkuptohej se arsyeja që kishte ikur nga ky program ishin pagesat, ose më saktë, mungesa e tyre.

E pyetur se çfarë dëshironte që të zhduket bashkë me Covid-19, Shkira zgjodhi njerëzit që nuk janë korrektë me pagesat.

“Njerëzit jo korrektë me pagesat, e dini çfarë dua të them,”- shkruan Einxheli.

Këtë motiv e ka mbështetur dhe Olti Curri në faqen e tij në Facebook.

“Engjelli-Donaldit: “2 here jam zhgenjyer nga ty”Legjendat thone se Donalduo si ka dhen akoma paret e emisionit qe ben bashk. Shhhh”, shkruan faqja e Olti Currit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.