Categories
SHOW BIZ

Të tjera gjëra më premtoi të tjera bëri!” Niko Komani flet për Beatrix dhe bën deklaratën e fortë për Ilirin

Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio” ku ka komentuar ngjarjet e ndodhura në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”. Ai u ndal te Sarah dhe Beatrix të cilat i ka shumë mikesha. Për këtë të fundit, Niko u shpreh se të tjera gjëra i tha para se të hynte dhe të tjera bëri.

Unë e ndiqja, nga hyrja e Triksës dhe Sarës e ndoqa më shumë. Tani perveç se e ndjek shoh edhe episodet e prime-eve të vjetra. Mua Sara më është dukur pak e frikësuar dhe nuk e kuptoja pse e sulmonin apo nominonin. Sara nisi të jetë Sara që kur hyri Dj Pm. Triksa edhe pse para se të futej aty kemi folur deri në 3 të mgjesit, të tjera gjëra më premtoi të tjera bëri. Duke e njohur e prisja që do ishte ajo Triks, e çiltër, nuk luajti. Unë e dija që nuk do bënte gjë sepse është emocionale, ndjek zemrën dhe kjo e penalizoi në lojë jo në imazh. Sa i përket raportit me Donaldin, i shoh shumë nice, mezi pres t’i shoh jashtë të dy së bashku.

Lidhur me paragjykimet dhe sulmet në rrjetet sociale për çiftin Donald-Beatrix, stilisti u shpreh se janë skandaloze dhe ka kaluar në bullizëm. Mes të tjerash, zbuloi se ka komunikuar me Beatrix pas daljes duke treguar se është mirë por ka nevojë për kohën e saj.

Skandaloze, Donaldi dhe Triksa nuk vranë njeri, ata të dy ishin single. Ne jemi të tepërt, opinioni ynë është i tepërt. Shqiptari do të ndërhyjë kudo. Mendoj që e egzagjeruan dhe kaloi në bullizëm online, u agravua situata.

Leave a Reply

Your email address will not be published.