Categories
SHOW BIZ

Vin Veli flet për herë të parë për raportin me Bora Zemanin dhe të dashurën aktuale

Vin Veli dhe Bora Zemani janë ndarë prej kohësh por bashkë i lidh djali i tyre 7-vjeçar, Arbori.

Të qënit prind i një fëmie ka bërë që dyshja të ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin duke kontribuar të dy në rritjen sa më të mirë të tij.

Në emisionin ‘’N’zoom’’ Dj i njohur ka folur për herë të parë për raportin me Borën, e cila është shndërruar në personazhin më të përfolur shqiptar të muajve të fundit.

Kam një raport shumë të mirë dhe patjetër që e kam uru cdo ditëlindje jo vetëm këtë të 30-të por në cdo ditëlindje, thjesht një urim’’, tha Veli.
Tutje ai foli për mënyrën si ruan raporte të shëndosha me ish-partneren e tij për rritjen sa më të shëndetshme të djalin dhe e konsideron veten si një shembull për ciftet që kalojnë në diçka të tillë.

Vin Veli ka nisur një lidhje të re dashurie, për të cilën nuk foli shumë duke thënë vetëm se është i lumtur.

‘’Për sa kohë gjërat nuk janë publike gjithmonë dhe nuk i kushtohet vëmendje publike, patjetër që të gjithë do të jenë të lumtur edhe ju do të jeni të lumtur nëse jetën tuaj do ta keni sa më private’’

Leave a Reply

Your email address will not be published.