Categories
SHOW BIZ

Si për Trixën, dhe për Borën…” Fifi bën deklaratën pas daljes së Beatrix!

Beatrix Ramosaj ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e të premtes. Dalja e saj ishte shumë e bujshme, pasi këngëtarja ishte bërë pjesë e trekëndëshit të dashurisë Bora-Donald-Beatrix; gjë që solli shumë komente negative nga publiku shqiptar.

Megjithatë, shumë njerëz kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Trixën, sidomos ish-banorë që e kanë njohur atë nga afër. Një ndër to ka qenë edhe Fifi, e cila ka e ka suportuar atë disa herë, madje ka dashur dhe t’i dërgojë një parashutë dedikuar lidhjes së saj me Donaldin.
Së fundmi, në një live, Fifi ka thënë edhe një herë që nuk është mirë të ketë kaq shumë mllef për një femër, qoftë për Trixën, ashtu edhe për Borën.

“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur e vrer përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale…”, ka thënë Fifi.

Rikujtojmë se Beatrix nuk ka qenë në një gjendje të mirë psilologjike dhe ka refuzuar të jetë pjesë e “Fan Clab”.

“Ne kemi folur dje me Trixën e cila është në gjendje të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e “Fan Club”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën, deri në momentin që ajo të ndihet gati.”- ka lajmëruar Dojna Mema, moderatorja e emisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.