Categories
SHOW BIZ

Debatoi me Monikën, Iliri akuzon Arjolën!

Pas përfundimit të emisionit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP Albania”, dinamikat duket se nuk kanë mbaruar. Ata kanë diskutuar të gjithë ndodhitë e spektaklit dhe debatet e krijuara.

Konkretisht, gjatë një bisede pas “PRIME”-t, ka nisur një diskutim midis Arjolës dhe Ilirit. Balerimi iu drejtua kësaj të fundit duke i thënë “je një mike midis 2 ish-miqsh”, duke iu referuar kështu marrëdhënies së saj me Monikën, me të cilën Iliri pati një debat të fortë.

Ndërkohë Arjola ka replikuar dukë thënë se do t’i qendrojë besnike mendimit të saj dhe se nuk ka për të ndryshuar pozicion.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Arjola: Ndoshta unë jam e verbër dhe nuk e shoh

Iliri: Jo, ti nuk je e verbër. Ti je thjesht një mike midis dy ish-miqsh. Edhe ty të përket roli të mbash njërin, të mbash tjetrin

Arjola: Monika disa ditë më përpara më ka thënë “Arjolë, Iliri më do jashtë shtëpisë”. I thashë jo, kjo është shaka. Po i them gjërat siç i kam kuptuar unë

Iliri: Po i thua gjërat si një mike midis dy personave që ti do. Dhe unë ta kuptoj pozicionin

Arjola: Kam unë nevojë të ju kuptoj juve, jo pozicionin. Se pozicioni do të jetë ky që është. As nuk e ndryshon Monika mendimin që kam për ty, as nuk e ndryshon ti mendimin tim që kam për të. Kur unë ta vërtetoj mirë këtë gjë, pastaj do them ok ke të drejtë ti, ose ka të drejtë ajo

Iliri: Më dëgjo mirë, nëse sot do të kishte pasur një nominim zinxhir i filluar nga Iliri, ti do të kuptoje shumë gjëra

Arjola: Po, nuk do më shpëtoje mua, por Arbërin

Iliri: Dhe do ishe në vendin tim, në rolin tend

Arjola: Që do të thotë, ti do të shpëtoje Arbërin dhe ai rrethin zinxhir

Iliri: Ti do kuptoje si ndihem unë, kur ti zgjedh diçka që nuk jam unë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.