Categories
SHOW BIZ

Tha se Arjola nuk i ka dhënë shtëpisë, Adriana Matoshi ironizon Dj Dagz

Një muaj larg finales së madhe të “Big Brother VIP Albania”, banorët kanë filluar herë pas here diskutimet mbi lojën e gjithësecilit brenda shtëpisë, duke komentuar veprimet dhe strategjitë e tyre.

Kështu, në një bisedë midis Einxhel dhe DJ Dagz është komentuar edhe aktorja Arjola Demiri, një nga banoret e diskutuar si finaliste.

Dj Dagz u shpreh se Arjola sipas tij, nuk i ka dhënë asgjë shtëpisë, përveç një debati me Donaldin.

“Arjola këtu brenda nuk ka bërë asgjë, prej se kam hyrë kurrë në jetë një debat se ka bërë me askënd përveç atij me Donaldin”, tha ai.

Kjo deklaratë, ka patur menjëherë reagim nga një nga mikeshat më të mira të Arjolës, aktorja Adriana Matoshi.

Deputetja e “Lëvizjes Vetëvendosje” ka ironizuar Dj-in e njohur kosovar duke i thënë se pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Dagzin do ta angazhojë si teoricient për shqiptarinë.

“Edhe pse ditë e diel sapo dola nga mbledhja e grupit dhe vendosem që pas daljes së Dagzit nga shtëpia e Big Brother menjëherë ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë”, u shpreh ajo.

Adriana duket se nuk i ka pritur mirë komentet e Dagzit lidhur me ecurinë e lojës së mikeshës së saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.