Categories
SHOW BIZ

Dj PM dhe Sarah nisin pushimet e para si çift! Cili është destinacioni i tyre?

Big Brother VIP Albania” është kompeticioni që ka rrëmbyer shikueshmërinë e të gjithë shqiptarëve, për shkak të dinamikave dhe konflikteve që ndodhin herë pas here.

Megjithatë, kryefjala e këtij edicioni padyshim që kanë qenë lidhjet dhe dashuria e lindur aty brenda, te jo vetëm një, por në tre çifte të ndryshme.

Një ndër më të përfolurit dhe më të preferuarit e publikut ka qenë dhe dyshja Dj PM dhe Sarah Berisha.

Çifti u njohën brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri dhe të dy janë eleminuar nga gara, mirëpo marrëdhënia e tyre nuk ka ndryshuar.

Që nga eleminimi i Sarës, ata i kemi parë thuajse kudo bashkë. Gjatë këtyre ditëve, Pajtimi ka qëndruar në Shqipëri, ku duket se po krijon një shoqëri të përbashkët me blogeren.

Ndërkohë, së fundmi, ata kanë treguar se kanë nisur pushimet e tyre të para si një çift.

Përmes disa postimeve në llogarinë e saj të “Instagram”, Sarah tregoi se ata kanë zgjedhur Bogën si destinacionin e tyre të dashur në këtë periudhë të ftohtë dimri.

Me anë të ‘story’-ve të publikuara nga Sarah, shikojmë se çifti kan bërë ndalesën e tyre në vendin ku PM jeton, Prishtinë. Duket se ish-konkurrentja është njohur me familjen apo shoqërinë e partnerit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.