Categories
SHOW BIZ

Cili është personazhi më fals në BBV? Antonela s’thotë vetëm një por dy emra

E ftuar në E Diell këtë të dielë Antonela Berisha ka rrëfyer se cili prej personazheve të Big Brother Vip është më fals.

Ajo nuk ka thënë vetëm një emër por dy.

Sipas vajzës që u bë e famshme në emisionin e famshëm të dashurisë në Top Channel, Për’puthen, ata janë Iliri dhe Arjola.

“A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje”, tha Antonela.

Kujtojmë se Antonela u përfshi në debate shumë të ashpra me Antonelën gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.