Categories
SHOW BIZ

Parashutat nuk ndalen! Një tjetër dedikim për Donaldin?

Tashmë, parashutat me dedikime në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë bërë pjesë e rutinës, duke marrë herë pas here mbështetje nga fansat, apo fjalë inkurajuese nga të afërmit dhe të dashurit e banorëve.

Mesa duket, një tjetër dedikim do të shkojë për një nga banorët në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri.

Piloti i parashutave ka bërë një postim në llogarinë e tij të “Instagram” ku është i vëshur i tëri me një kostum të “Spiderman”. Duket se surpriza do të jetë referuar Donaldit, pasi ai shpeshherë ka bërë shenjën e “Spiderman”, si një symbol idenifikues të tijin, gjë që e ka konfirmuar edhe vëllai i tij Romeo me anë të një story në “Instagram”.

Piloti ka paralajmëruar gjithashtu do të ndodhë një surprizë mjaft e këndshme.

“Rrini gati. Diçka e bukur do të ndodhë.”- është shprehur ai.

Rikujtojmë se me hedhjen e fundit të parashutave kanë ndodhur mjaft dinamika në shtëpinë e “Big Brother”, pasi dedikimi i fundit nga Romeo Veshaj dhe Anaid Kaloti kishte të bënte pikërisht me ditëlindjen e ish-partneres së Donaldit, Bora Zemanin. Kjo gjë u tha se ishte bërë pa lejen e produksionit, i cili nuk ishte lajmëruar për shkrimin “9 janar” mbi dedikim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.