Categories
SHOW BIZ

Kush duhet dhe kush nuk duhet ta fitojë kurrë “BB VIP”? Ardit Çuni përgjigjet

I ftuar në Prive për intervistën më pikante “60 sekonda” ishte artisti Ardit Çuni.

Ai ishte edhe banor në shtëpinë më të famshme të vendit “Big Brother VIP”, dhe në intervistë ai zbuloi edhe qëndrimet e tij sa i përket atmosferës së tanishme aty.

Ish-banori zbuloi edhe emrat e personave më fake brenda shtëpisë dhe për më tepër ai ka një emër se kush duhet ta fitojë dhe kush assesi nuk duhet ta fitojë.

Sipas Arditit personazhet më fake janë Einxhel Shkira dhe Meridian Ramçaj. Këngëtari gjithashtu tregoi se Ilri meriton ta fitojë dhe se Einxhel kurrsesi nuk duhet ta fitojë.

Sipas tij miqtë më të mirë që ka bërë janë: Iliri, Arjola, Monika, Paloma dhe sigurisht bukuroshja Beniada me të cilën ka dhe plane të tjera.

Këngëtari ka zbuluar me pare se së shpejti do të publikojë dy balada, madje, në njërën prej tyre pjesë do të jetë Beniada, me të cilën pati shumë afrimitet gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videokli0 të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge.”,- tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.