Categories
SHOW BIZ

Janë shokë të ngushtë, po bëjnë lojë”/ Deklarata e Monikës ngre dyshime

Një deklaratë e aktores Monika Lubonja ka sjellë dyshime në lidhje me lojën në Big Brother Vip.

Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri janë tashmë dy konkurrentë të fortë dhe pretendentë për të fituar çmimin e madh.

Ata kanë një konkurrencë të fortë mes tyre dhe këtë nuk ngurojnë ta shprehin hapur, madje mund të thuhet se janë edhe armiq.

Por së fundmi, një deklaratë e Monikës duke qeshur ka vënë në pikëpyetje gjithçka. Ajo thotë se dyshja janë miq dhe gjithçka e bëjnë për lojë.

“Këta janë shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, kjo është një lojë e tyre. E ke vënë re kur fillojnë e flasin kot. Është një temë kot, futen këta të dy. Dhe ti thua Monika 1, Monika 2. Ky është Donald, ai është Ilir. Janë dopio këta”, ka thënë Monika.

Leave a Reply

Your email address will not be published.