Categories
SHOW BIZ

E kemi një gjë të bukur sonte” Çfarë po planifikon Elgiti me Romeon?

Elgit Doda dhe Romeo Veshaj janë dyshja e cila vazhdimisht e kanë mbështetur Donald Veshajn nëpërmjet mënyrave të ndryshme, qofshin ato “story” në “Instagram” apo dedikime nëpërmjet parashutave të famshme që kanë bërë xhiron e rrjetit.

Megjithatë, ditën e sotme këngëtari dhe kompozitori Elgit Doda ka bërë një postim në llogarinë e tij të “Instagram” ku ka bërë një paralajmërim që duket se i referohet mbrëmjes së sotme të “PRIME”-t në emisionin e “Big Brother”.

E kemi një gjë të bukur sonte”- ka shkruar ai në një “story” të tij, duke e bashkëlidhur me emojin e Spiderman e duke na lënë të nënkuptojmë se surpriza ka të bëjë me Donaldin, sepse shenja e Spiderman është kthyer në një mënyrë identifikimi për aktorin që e ka përdorur shpesh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Më pas ai ka postuar foton e një parashute pa e shoqëruar me ndonjë shkrim.

Nuk e dimë se çfarë nënkupton dyshja me këtë deklaratë, megjithatë na mbetet vetëm të presim emisionin e sotëm.

Rikujtojmë se parashutat e hedhura nga vëllai i Donaldit, Romeo Veshaj kohët e fundit kanë nxitur shumë polemika dhe diskutime brenda shtëpisë, sidomos dedikimi në ditëlindjn e ish-partneres së tij Bora Zemanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.