Categories
SHOW BIZ

Arjan Konomi thumbon Donaldin në dedikimin për Borën!

Bora Zemani ka festuar ditëlindjen e saj te 30-të me një fëstë madhështore që u kthye në kryefjalën e mediave.

Për të ndarë këtë gëzim, moderatorja më e përfolur e momentit ka ftuar miq dhe të afërm të cilët janë pjesë të showbizit shqiptar dhe janë figura të njohura të publikut.

Ndërkohë, emisioni i pasdites“Ftesë në 5” ka sjellë disa prej mesazheve të tyre në këtë përvjetor. Mesazhet lidhen kryesisht me jetën sentimentale si dhe karrierën e moderatorës.

Mes urimeve dhe dashurisë që i është ofruar nëpërmjet mesazheve të këndshme, ajo që tërhoqi vëmendjen duke na bërë të githë përshtypje është pikërisht mesazhi i opinionistit të “PërPuthën” Arjan Konomi. Deklarata e tij vjen si një thumb për historinë e mbyllur të dashurisë midis Borës dhe Donaldit.

“I kam thënë ke shpëtuar nga shumë gjëra.”- ka thënë ai, duke na bërë të kuptojmë që i referohet lidhjes së saj me banorin e “Big Brother”

Ndërkohë, disa nga dedikimet e tjera për Borën kanë ardhur nga Olsa Muhameti, Aulona Musta, etj.

Nëna e Borës: Jam shumë krenare për të.

Olsa Muhameti: Të jetë kaq e lumtur dhe të gjejë dashurinë e saj. Kjo mund të jetë diçka që mund ti mungojë Borës. Do ti them, jeta sapo filloi – Olsa

Aulona Musta: Kur kalon 30 vjeç vërtetë fillon jeta se tani do ta shijojë tamam.

Semi Jaupaj: Mesa duket jemi përputhur me njëra-tjetrin dhe njerëzit e tretë dhe të katërt na bëjnë dëm.

Xhensila Myrtezaj: Bora ka dashurinë e saj më të madhe, Arborin. Di të them që kjo është epoka e Bora Zemanit dhe për këtë nuk ka diskutim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.