Categories
SHOW BIZ

Fifi reagon ashpër në rrjete sociale! Çfarë ndodhi?!

Fifi është një nga figurat publike më në qendër të vëmendjes për momentin. Përveç zërit të saj të bukur dhe këngës HIT “Diell” ajo mori famë edhe nga “Big Brother VIP”.

Një nga pjesët më të klikuara e të komentuara ka të bëjë me momentin ku Ffit i bie të fikët në shtëpi gjatë transmetimit të live show.

Kjo ngjarje shkaktoi shumë polemika, por ka dhe njerëz që e përdorin për ‘humor’ dhe kjo e ka revoltuar shumë Fifin.

Dikush kishte shkruar: Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi dhe këngëtarja ka reguar në Instagram Story.

“Dhe ja pra miq të dashur kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma, ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë, por si puna ime, sa janë? Pastaj mund të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e munden e ti bëjnë dëm vetes? Marre, marre, marre! Ndërkohë ty dhe shumë të tjerëve jau kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”,- ka shkruar Fifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.