Categories
SHOW BIZ

Single apo e lidhur?” Kjo përgjigje e Fifit na bëri të gjithë konfuzë

Fifi tashmë është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të mediave, veçanërisht pas daljes së saj të bujshme nga “Big Brother VIP Albania”, ku ajo qëndroi për një kohë të gjatë.

Një nga temat më të diskutuara ka qenë edhe marrëdhënia e saj me Granitin, një tjetër ish-konkurrent i shtëpisë. Ata krijuan një afrimitet shumë të madh gjatë qëndrimit të tyre në garë, ndërkohë që duket se ky afrimitet ka vijuar edhe pas daljes së tyre, pasi ata janë parë duke kaluar shumë kohë me njeri-tjetrin.

Nga ana tjetër, këngëtarja ka publikuar një rubrikë “mini-interviste” në llogarinë e saj të “Instagram”, ku ndjekësit e saj i kanë bërë disa pyetje, dhe ajo është përgjigjur.

Ajo çfarë ka tërhequr goxha vëmendje ka qenë pyetja drejtuar Fifit nëse është në një lidhje apo jo. Përgjigjja e këngëtares na ka konfuzuar të gjithëve, duke mos dhënë kështu një deklaratë konkrete. Ajo u shpreh se, edhe pse shumë njerëz sipas saj duan ta dinë përgjigjen, ajo dëshiron vetëm të thotë se ndihet shumë e lumtur.

“Tregom a je single, a me najkon?”- ka pyetur ndjekësi, duke cituar vargjet e këngës së njohur.

“Eh këtë përgjigjë duan shumë njerëz ta dinë. Unë veç di me thanë që jam shumë e lumtur.”- është përgjigjur Fifi duke mos e mohuar një lidhje të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.