Categories
SHOW BIZ

Ne të dy nuk e nxjerrim Ilirin”, Einxhel e revoltuar i drejtohet Donaldit

Nominimet e ditës së djeshme mesa duket kanë shkaktuar debate dhe pakënaqësi brenda shtëpisë së “Big Brother”. Banorët që shkuan në nominim janë Ilir, Einxhel dhe Dj Dagz.

I preferuari i publikut që ishte Donaldi kishte fuqinë e vetos, ai mund të ndryshonte nominimin dhe të këmbente një të nominuar me një banor tjetër. I pyetur nga Arbana në dhomën e rrëfimit ai vendosi të mos e bëjë këtë zgjedhje , pasi sipas Donaldit ky nominim ishte vendim i vetë banorëve që ndodhen brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Pas spektaklit banorët kanë filluar menjëherë duke dhënë opinionet e tyre mbi vendimin e marrë nga Donaldi. Ky i fundit bashkë me Einxhel, Dj Dagz dhe Beatrix biseduan gjatë për vendimin e marrë. Einxhel i është drejtuar Donaldit duke i thënë se:

“Nëse doje të më nxirrje mua kishe hequr Dagz-in e kishe vendosur dikë tjetër”.

Ndërkohë përgjigja e Donaldit ishte: “Mendoj se ju të dy jeni më të fortë bashkë”.

Einxhel: “Unë nuk mendoj kështu, po… .Mendoj që Ilirin ne të dy nuk e nxjerrim”.
Mesa duket Einxhel nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të tijin.

Rikujtojmë që spektaklin e kaluar Donaldi duke hapur kutinë e Pandorës nxorri në nominim veten e tij, Ilirin dhe Meridianin. Ai u gjykua nga banorët brenda dhe jashtë shtëpisë për zgjedhjen e bërë, pasi sipas mendimit të tyre Donaldi kishte nxjerrë direkt nga shtëpia Meridianin pa pritur për rezultatin e nominimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.