Categories
SHOW BIZ

Meridiani eleminohet, Donaldi shpërthen në lot

Donaldi u vendos para një zgjedhjeje të vështirë natën e spektaklit të kaluar. Ai fitoi një udhëtim nëpër botë me Romeon, por për të realizuar këtë duhet të çonte tre banorë në nominim, përfshirë dhe veten.

I vendosur në siklet, Donaldi tha se do të çojë në nominim veten, Ilirin dhe Meridianin.

Ai u shpreh se me Ilirin kishte dashur prej kohësh të kishte një përballje të tillë kurse me Meridianin nuk i ka pasur marrëdhëniet mirë kohët e fundit.

Nga ky televotim u eleminua Meridiani dhe Donaldi shpërtheu në lot.
Arbri i komentoi lotët e Donaldit si të pakuptueshme,pasi sipas tij ai e nxorri Meridianin nga shtëpia.
Në një bisedë me Dagz, Meridiani ka folur për Donaldin ku është shprehur se ai është treguar shumë i ulët me zgjedhjen që bëri spektaklin e së Martës.

“Për mua ai u tregua shumë i ulët, ai atë gjë nuk e ka bërë me zemër, mbrëmë ai e bëri me llogari”,tha Meridiani.

Unë këtu nuk i besoj shumë punës së zemrës, se ti duhet patjetër të nominosh dikë”,tha Dagz.

Sipas Balinës Meridiani ka luajtur në mënyrë jo korrekte, pasi ka dhënë informacione nga jashtë.

Meridiani tha se nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.