Categories
SHOW BIZ

Arbana shpërndau lajmin se është më e pëlqyera në Instagram! Ish-fituesi i “Big Brother” nuk e kursen

Sipas revistës “Who” kompania prestigjioze e analizave të mediave sociale Terra, ka kaluar në lupën e saj showbizin në Shqipëri duke përllogaritur për personazhet e njohur të medias dhe artit numrin e reagimeve, komenteve dhe shares në Instagram. I pari ka dalë Elvis Naçi, ndërsa nga personazhet e ekranit, në krye të listës për vitin 2021 kanë dalë Arbana Osmani dhe Capital T me një diferencë të vogël shifrash. Përkatësisht, reperi me rreth 11.9 milionë dhe moderatorja me mbi 11.1 milionë vizitorë dhe reagime në profilet përkatëse.

Arbana këtë lajm e bëri repost në Instagram Story dhe më pas ka ardhur një reagim nga ish-fituesi i “Big Brother” Anaid Kaloti, i cili nuk e ka kursyer aspak prezantuesen, që sipas tij shpërndarë një lajm të rremë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.