Categories
SHOW BIZ

Antonela tregon hapur emrat e finalistëve dhe fituesin sipas saj

Antonela Berisha, tashmë ish-banore e “Big Brother VIP” ishte e ftuar sot nëpërmjet një lidhje telefonike në “Big Brother Fan Club”.

Prezantuesja Dojna Mema e pyeti Antonelën se kë do donte në finale.

“Unë do doja Sabianin se e mendoj që e meritonte. Po mendoj se do jenë Donaldi, Iliri, Arjola dhe Einxhel.”,- tha ajo.

Përsa i përket fituesit Antonela mendon se e meriton Donaldi.

“Unë do doja shumë që ta fitonte Donaldi, sepse publiku e ka parë shumëngjyrësh Donaldin, në shumë dimensione. E meriton ta fitoj ai, sepse është më reali aty brenda”,- tha Antonela.

Antonela vërtetë ka dalë nga shtëpia dhe është nisur për në Dubai larg zhurmës, por ajo gjithsesi nuk ka ndenjur pa shkaktuar disa polemika edhe jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.