Categories
SHOW BIZ

Nuk do të harxhoja energji me…”, Bora Zemani rrëfen eksperiencën për vitin që lamë pas

Bora Zemani është një nga figurat më të përfolura të showbizit shqiptar për shumë arsye e ndodhi.

Ajo prezanton aktualisht një nga reality tv show-t më të ndjekur në Shqipëri që arriti të thyej rekorde klikimesh në “Youtube” dhe kaloi çdo pritshmëri popullariteti.

Nga ana tjetër, moderatorja u përfshi në një sërë situatash lidhur me jetën e saj private, që nga hyrja e ish-partnerit të saj Donald Veshaj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Me pak fjalë, moderatorja e “Për’puthen” ka qenë kryeqendra e bisedave të shqiptarëve për vitin 2021. Kështu, e intervistuar nga VipMagazine, ajo ka folur rreth ndjesive të saj këto 365 ditë.

-Viti i Bora Zemanit me një fjali?

365 ditë shumë intensive në të gjitha drejtimet.

Çfarë do kishe bërë ndryshe?

Hamm…ndoshta do harxhoja më pak energji në disa stituata të caktuara që nuk duheshin marrë më seriozisht seç duhet por diçka specifike nuk do ndryshoja.

-Kush janë ambiciet e tua për vitin 2022?

Të ushqej e të rris më shumë gjithçka kam. Përkushtimin për djalin, familjen, shoqërinë, punën, biznesin.

-Dashuria jote më e madhe?

A i bëhet kjo pyetje një mami?! 😊 Sigurisht Arbori!

-A do të bëjë Bora Zemani një Përputhen 3?

Në fillim te vitit 2020 nuk e dija që do prezantoja emisionin më të ndjekur për një vit e gjysmë. Nuk i dihet çfarë është rezervuar për ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.