Categories
SHOW BIZ

Monika: Iliri nuk më ka zgjedhur as për lojra

Miqësia mes Monikës dhe Ilirit duket se ka pësuar një krisje të thellë.

Hatërmbetja kryesore mes tyre lindi si pasojë e zgjedhjes së Monikës në zinxhirin e nominimeve.

Monika ka treguar se ka mirënjohje të madhe për Beatrix, ndërsa Iliri i ka dëshmuar se nuk e ka zgjedhur në asnjë lojë.

“Kam mirënjohje që ajo vajzë më shpëtoi mua atëherë. Iliri nuk më ka zgjedhur mua në asnjë lojë, jo më në zinxhirët e nominimeve. Unë nuk do ta nominoj kurrë Ilirin sepse e kam shok, por ai ka patur përparësi banorë të tjerë. Dashuritë janë të ndryshme, siç dua Beatrix nuk dua Ilirin”,-tha ajo e prekur nga debatet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.