Categories
SHOW BIZ

Mesazhi që s’dha dot më herët: Antonela flet pas daljes nga “Big Brother

Antonela Berisha ishte konkurrenta e eleminuar këtë javë nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP”.

Një javë pas debatit të ashpër me Big Mamën, publiku vendosi të nxirrte nga reality-show Antonelën, e cila këtë eksperiencë e ka cilësuar si një ndër më të bukurat e jetës së saj.

Në një shkrim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, Antonela ka bërë një listë plot me falenderime.

“Falenderuese për ju! Falenderuese për produksionin e palodhur! Falenderuese ndaj @arbanao e cila më dha mundësinë të përjetoja eksperiencën më të vecantë dhe të bukur të jetës time deri me tani.

Me pozitivitetin,ciltërsinë dhe dashamirësinë tënde më mikprite,për këtë do të jem mirënjohëse gjithmonë! Falenderuese ndaj @lorihoxha dhe sarahoxhaaa autoreve tona dhe regjizorit @eduartgrishaj të cilët kaluan cdo pritshmëri dhe e kaluan këtë emision në një tjetër nivel.

Falenderuese ndaj publikut dhe mbeshtetjes se gjithmonshme që me jepni, Falenderuese per ju që më kuptuat, nuk gjej fjalet e duhura të ju them se sa jeni të rendesishem per mua. Falenderuese gjithashtu edhe ndaj atyre qe nuk me kuptuan dhe interpretuan gjithcka si deshen. Në kete bote ka vend per të gjithë. Big Brother Vip mua me ndryshoi dhe kjo fal jush.

Faleminderit per vitin më të rendesishem të jetes sime edhe kjo faj jush dhe e fundit por jo me pak e rendesishme, Faleminderit familjes time që më bëne kock te forte ti bej balle cdo situate.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.