Categories
SHOW BIZ

Të falenderoj që na ke bindur…”, çfarë i thanë banorët Arbanës për eksperiencën në BBV. Komenti i Beatrix për Donaldin

Teksa banorët po ngrenin dollinë e Krishtlindjeve, Arbana i ka surprizuar duke hyrë brenda shtëpisë.

Ata e pritën mjaft mirë hyrjen e moderatorës dhe ndanë përqafime të ngrohta me ta. Teksa bisedonin, nuk munguan falenderimet që i ka thënë se si do të jetë eksperienca e tyre në Big Brother VIP.

Nuk mungoi komenti i Beatrix në lidhje me historinë e saj me Donaldin.

Einxhel: Të falenderoj që na ke bindur ose që na ke thënë se do të jetë një nga eksperiencat më të bukura të jetës sonë dhe ke pasur shumë të drejtë dhe për këtë të falenderoj.

Beatrix: Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të njihja… (i referohet Donaldit).

Ndër të tjera, Arbana ndau me ta biletat vajtje ardhje ku “Vëllai i Madh” ka vendosur që për këto Krishtlindje ti bëj dhurata dhe ti japi mundësinë dy prej tyre të rikthehen në shtëpi edhe nëse votohen për të dalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.