Categories
TË TJERA

Iliri “hakmerret” me Monikën: Zgjodhe Beatrix që të…

Iliri dhe Monika duket se nuk janë në momentet më të mira të shoqërisë së tyre.

Shkak është bërë nominimi, gjatë zinxhirit të së cilës ajo nuk e shpëtoi mikun e saj.

Kjo gjë duket se ka lënë një shije të hidhur tek balerini i cili nuk u kursye nga ironitë dhe batutat.

“Ti zgjodhe Beatrixën për hatër të Donaldit. Ti tregove se këtu nuk ka grupime me veprimin që bëre, ke zgjedhur ta mbash mirë me të gjithë. Unë banorëve këtu i mbaj qëndrim. Ti je ndryshe, ti ke zgjedhur të rrish rehat dhe të sheshosh gjithë debatet që ke pasur në shtëpi. Ty të kanë etiketuar gjëra nga më të ndryshmet dhe prap ti me ata persona ruan marrëdhënie shumë të mirë. Ke pasur edhe ti debate të ashpra, aq sa të kanë dalë sytë vendit nga nervat”,- tha ai.

Gjithë këto akuza pasuan në mërzitje të aktores derisa e përlotur shkoi të sqarohej edhe tek Donaldi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.