Categories
SHOW BIZ

Monika pas debatit me Beniadën: Do t’i kërkoja falje

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Monikës dhe Beniadës.

Aktorja e ironizoi Beniadën duke e imituar gjë e cila e irritoi tepër modelen.

“Nuk të kam tallur asnjëherë, mos më tall as ti”,- tha ajo e përlotur dhe e nervozuar.

Kjo përballje duket se la një shije të hidhur tek Monika e cila nuk nguroi të japë komentet e saj edhe tek banorët e tjerë.

“Unë jam njeri i tolerancës dhe atë vajzë mund të shkoj që tani, ta puth në kokë dhe t’i them më fal. Ajo do të dalë dhe do ta kuptojë që më ka rënë në qafë, nuk dua ta diskutoj më fare atë debat. Unë edhe në dhomën e rrëfimit nuk kam folur kurrë keq për Beniadën”,- u shpreh ajo ku nuk mundi t’i përmbante as lotët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.