Categories
SHOW BIZ

Donaldi bëhet kurioz, Beatrix zbulon si u njoh me Neymar: Më ka shkruar vite përpara…

Donaldi, Sarah, Beatrix dhe Dj Dagz po qëndronin jashtë në oborr kur u përmend emri i dy futbollistëve të famshëm, Mbappe dhe Naymar.

DJ Dagz pyeti këngëtaren rreth lajmit që ka qarkulluar në media se është e afërt me futbollistët dhe Beatrix tha se i ka shokë. Në bisedë vihet re se Donaldi bëhet kurioz për të ditur marrëdhënien e Trixës me Neymar dhe Mbappe.

Biseda mes banorëve:

Dj Dagz: Trixa a më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë?

Beatrix: Po.

Sarah: Kë ke shok, Neymar?

Beatrix: Po.

Sarah: Futbollistin?

Beatrix: Po.

Donaldi: Si, qysh, tek?

Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.

Dj Dagz: U njohët?

Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.

Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë.

Beatrix: Po. Janë shumë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.